Aksioni/ Miliona dollarë ilaçe kontrabandë, Interpol operacion në 89 vende përfshirë Shqipërinë, 72 të arrestuar

Interpol ka zhvilluar një operacion të madh për goditjen e ilaçeve kontrabandë në 89 vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni synon ilaçet e paligjshme që përbëjnë kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e konsumatorit, duke përfshirë barnat e falsifikuara dhe ilaçet e devijuara nga zinxhirët e furnizimit të ligjshëm. Operacioni i cili u zhvillua nga 3-10 tetor, ka […]

Tetor 31, 2023 - 18:35
 0
Aksioni/ Miliona dollarë ilaçe kontrabandë, Interpol operacion në 89 vende përfshirë Shqipërinë, 72 të arrestuar

Interpol ka zhvilluar një operacion të madh për goditjen e ilaçeve kontrabandë në 89 vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni synon ilaçet e paligjshme që përbëjnë kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e konsumatorit, duke përfshirë barnat e falsifikuara dhe ilaçet e devijuara nga zinxhirët e furnizimit të ligjshëm.

Operacioni i cili u zhvillua nga 3-10 tetor, ka çuar në 72 arrestime në mbarë botën, sekuestrimin e ilaçeve farmaceutike potencialisht të rrezikshëm me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë, 325 hetime të reja dhe mbylljen e më shumë se 1300 faqeve të internetit.

Medikamentet kundër impotencës seksuale erektil vazhdon të jetë ilaçi më i kapur në nivel global, duke përbërë 22% të konfiskimeve gjatë operacionit. Agjentët psikoterapeutikë si antidepresantët, ilaçet kundër ankthit dhe stimuluesit ishin në vendin e dytë me 19 për qind, të ndjekur nga hormonet seksuale dhe ilaçet gastrointestinale me 12 për qind respektivisht.

Vendet e përfshira në operacionin Pangea XVI: Shqipëria, Angola, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Benini, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brunei, Bullgaria, Burkina Faso, Kamboxhia, Kameruni, Kanadaja, Kili, Kosta Rika, Qipro, Republika Demokratike e Kongos, Danimarka, Ekuadori, Etiopia, Finlanda, Franca, Gana, Greqia, Guatemala, Hong Kongu, Kina, Islanda, India, Indonezia, Irani, Iraku, Irlanda, Izraeli, Italia, Jordania, Kenia, Letonia, Libani, Lesotos, Malajzia, Maldive, Mali, Moldavia, Maroku, Mozambiku, Myanmari, Zelanda e Re, Nikaragua, Holanda, Norvegjia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Paraguaji, Peru, Filipine, Poloni, Portugali, Katar, Rumani, Rusi, Senegal, Serbi, Republika San Marino, Singapori, Sint Maarten, Sllovakia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra, Suedia, Tanzania, Tajlanda, Timor Leste, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela dhe Zambia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.