Aktivisti denoncon: Prona për të cilën u godit avokati Sokol Mëngjesi, u dha për ndërtim nga vetë Berisha

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht disa ditë më parë, pas një gjyqi pronësie. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Sali Berisha, që është një prej klientëve të Mëngjesit, tha se ai u dhunua me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, gjë që në fakt nuk është e vërtetë. Por aktivisti Ervin Goci shkruan se […]

Qeshor 1, 2024 - 15:30
 0
Aktivisti denoncon: Prona për të cilën u godit avokati Sokol Mëngjesi, u dha për ndërtim nga vetë Berisha

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht disa ditë më parë, pas një gjyqi pronësie.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Sali Berisha, që është një prej klientëve të Mëngjesit, tha se ai u dhunua me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, gjë që në fakt nuk është e vërtetë.

Por aktivisti Ervin Goci shkruan se në fakt, prona për të cilën u dhunua avokati Mëngjesi, është dhënë për ndërtim pikërisht nga Sali Berisha kur ishte kryeministër.

“Prona për te cilën u godit ne koke avokati është ne një toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndërtohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t’ja dhëne ne dore lubive.

Nëse ajo hapësire do te ishte sot prone publike, asnjë nuk do t’u sulej si lubi për ta kullufit, do kompensohej sipas ligjit.

Problemi është se njerëzit me pushtet panë milionat aty dhe e hapen saliçiniesken, pastaj erdhën ustallarët dhe përfunduan veprën.

Aty ku sot duhet te ishte një park, ka 7 kulla, dhe ndonjë tjetër qe pritet te ndërtohet, dhe nje avokat qe po lufton me jetën. Për koincidence qëllon qe është avokati i atij qe e ka fillu gjithë ketë mesele.

Problemet janë shume me te thella se s’thonë dallaveraxhinjt në konflikt interesi dhe mediat e kapura. Problemi është m’u ne themelet e strukturës se kalbur qe kërcet çdo dite..”, shkruan Goci në rrejtin social Facebook.

Avokati u dhunua mengjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porosites i sulmin eshte Dritan Nano I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.