Aktivizohet një vatër e re zjarri në Vlorë, rrezikohen banesat

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Vlorë. Zjarri ka rënë pranë fshatit Nartë, në rrugën nacionale që lidh këtë fshat me Zvërnecin

Gusht 21, 2023 - 17:12
 0
Aktivizohet një vatër e re zjarri në Vlorë, rrezikohen banesat

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Vlorë. Zjarri ka rënë pranë fshatit Nartë, në rrugën nacionale që lidh këtë fshat me Zvërnecin si dhe me Vlorën. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe toke të mbjella me shkurre dhe bimësi të zonës.

 

Raportohet se pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe banesa të cilat rrezikohen.Gjithashtu, në afërsi të tyre ndodhen edhe depo të kohës së ish sistemit komunist në vend që depozitonin naftë por që në brendësi të tyre nuk ka më lëndë djegëse. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes. E gjithë zona është mbuluar nga tymi. Gjithashtu është bllokuar prej minutash edhe qarkullimi rrugor në këtë segment.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.