Aktori i filmit të njohur “Parasite” gjendet i vdekur brenda në makinë

Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar, “Parasite” është gjetur i vdekur. Aktori, 48 vjeç, u gjet pa ndjenja në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën, raporton BBC. Ka dyshime se Lee është vetëvrarë, por policia deklaroi […]

Dhjetor 27, 2023 - 10:15
 0
Aktori i filmit të njohur “Parasite” gjendet i vdekur brenda në makinë

Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar, “Parasite” është gjetur i vdekur.

Aktori, 48 vjeç, u gjet pa ndjenja në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën, raporton BBC.

Ka dyshime se Lee është vetëvrarë, por policia deklaroi se aktori ishte larguar nga shtëpia pasi kishte shkruar një shënim.

Ai ishte nën hetim për përdorim të dyshuar të drogës që nga tetori. Gazeta e lajmeve Yonhap raportoi se ai dyshohej se merrte drogë si marihuanë dhe ketaminë në një bar në Seul.

Aktori, i cili ishte i martuar me aktoren Jeon Hye-jin dhe kishte dy djem të vegjël me të, kishte një karrierë që zgjati më shumë se dy dekada.

Ai luajti si aktori kryesor në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke u bërë një emër i njohur gjatë viteve 2010.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.