Akullnajat zvicerane humbasin 10% të masës brenda dy viteve

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës rreth 10% në dy vitet e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë “Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 10% të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4%, […]

Shtator 28, 2023 - 15:15
 0
Akullnajat zvicerane humbasin 10% të masës brenda dy viteve

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës rreth 10% në dy vitet e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 10% të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4%, e cila përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve. Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960-1990”, tha Komisioni.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht. Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave. Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.