Akuzohej se përdhunoi vajzën e partneres, vdes në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

Delin Beqiri, 36-vjeçari shqiptar që u arrestua në mars me akuzën e abuzimit seksual ka ndërruar jetë në burgun e Kordhialos në Greqi. Ai akuzohej për abuzim seksual me vajzën e partneres së tij që prej vitit 2014. Sipas medieve greke, 36-vjeçari ndodhej në oborrin e burgut kur papritur i ra të fikët. Menjëherë është lajmëruar ambulanca […]

Prill 14, 2024 - 12:30
 0
Akuzohej se përdhunoi vajzën e partneres, vdes në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

Delin Beqiri, 36-vjeçari shqiptar që u arrestua në mars me akuzën e abuzimit seksual ka ndërruar jetë në burgun e Kordhialos në Greqi.

Ai akuzohej për abuzim seksual me vajzën e partneres së tij që prej vitit 2014.

Sipas medieve greke, 36-vjeçari ndodhej në oborrin e burgut kur papritur i ra të fikët. Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por Beqiri ka dhënë frymën e fundit në ambulancë.

Nga provat e para mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës.

Raporti mjeko-ligjor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.