Akuzohen se vranë e groposën të atin, Apeli lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës

Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit, që rrëzoi kërkesën e tyre për një masë sigurie më të butë. Ata akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur në Shkurt të këtij viti në fshatin Shën […]

Prill 2, 2024 - 10:55
 0
Akuzohen se vranë e groposën të atin, Apeli lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës

Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit, që rrëzoi kërkesën e tyre për një masë sigurie më të butë.

Ata akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur në Shkurt të këtij viti në fshatin Shën Vlash të Durrësit.

Fëmijët Meta po hetohen për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Durrësit akuzon si autor të vrasjes djalin e madh të familjes, Hysenin, ndërsa Hygertën e Amarildon si bashkëpunëtorë të tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.