Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Joana Duron

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për Joana Duron, ish- numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për Joana Duron, ish- numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë. Joana Duro, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Joana […]

Maj 10, 2024 - 11:55
 0
Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Joana Duron

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për Joana Duron, ish- numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin për Joana Duron, ish- numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë.

Joana Duro, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Joana Duro u vu nën hetim pasi rezulton se ka marrë ryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons”, për të fituar një tender.

Sipas SPAK, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.