Akuzohet për “korrupsion pasiv”, shtyhet sërish gjyqi për kardiologun Edvin Prifti

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi që është shtyrë sërish për të disatën herë. Seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori, ndërsa Prifti u paraqit sot në GJKKO. Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave […]

Shkurt 28, 2024 - 11:40
 0
Akuzohet për “korrupsion pasiv”, shtyhet sërish gjyqi për kardiologun Edvin Prifti

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi që është shtyrë sërish për të disatën herë.

Seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori, ndërsa Prifti u paraqit sot në GJKKO.

Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.