Akuzohet për përdhunimin e të miturës, Gjykata e Korçës lë në burg 29-vjeçarin

Kledi Tirollari 29 vjeçari i cili u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e kryerjes së  marrdhënieve seksuale me të mitura është

Janar 9, 2024 - 09:59
 0
Akuzohet për përdhunimin e të miturës, Gjykata e Korçës lë në burg 29-vjeçarin

Kledi Tirollari 29 vjeçari i cili u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e kryerjes së  marrdhënieve seksuale me të mitura është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Korcës.

Tirollari ka dalë sot para togave të zeza të cilat pasi kanë dëgjuar palët dhe akuzën ka vendosur të lërë në burg Tirollarin, ndërkohë që nga ana e palës mbrojtëse u kërkua një masë më e lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por kjo nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.

Jo më larg se një ditë më parë nëna e 12 vjeçares foli për mediat duke treguar se vajza e saj dhe Tirollari flinin në një dhomë prej 3 vitesh. Nëna shtoi se nuk kishte dijeni se ata kryenin marrdhënie seksuale pasi Tirollari thoshte gjithmonë se e kishte si motër.

Nga ana tjetër si para grupit hetimor edhe për gazetarët, e mitura ka treguar se po, ka kryer marrdhënie me Tirollarin, kishte një lidhje prej disa kohësh me atë dhe se e dashuronte, ajo shtoi gjithashtu se kur të mbushte moshën ata kishin vendosur të martoheshin.

Ngjarja u denoncua 4 ditë më parë nga e ëma e të miturës e cila bashkjetonte në fshatin Vërdove me të atin e Kledi Tirollarit, por nuk ishin të martuar ligjërisht pasi ajo ende nuk kishte arritur divorcinn me burrin e parë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.