Akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur të njerkës, babai i 29-vjeçarit nga Pogradeci hedh poshtë akuzat: E ëma na kërcënoi pas sherrit
Babai i Kledi Tirollarit, të riut të akuzuar për përdhunimin e 12 vjeçares nga Pogradeci ka folur lidhur me ngjarjen. Istref Tirollari mohon
Babai i Kledi Tirollarit, të riut të akuzuar për përdhunimin e 12 vjeçares nga Pogradeci ka folur lidhur me ngjarjen.
Istref Tirollari mohon akuzat dhe hedh poshtë dëshminë e nënës së të miturës, e cila tha se vajza e saj flinte në një dhomë me Kledin dhe se ky i fundit e ka përdhunuar.
Sipas Tirollarit, ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të tij me bashkëjetuesen. Në momentin që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, sipas Tirollarit, i kishte kërcënuar.
Dëshmia
“Unë kam tre djem, të cilët punojnë e jetojnë në Greqi, përfshi dhe Kledin. Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojmë si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin.
Djali nuk ka patur marrëdhenie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia. Kur është larguar na ka kërcënuar kur tha; “Do ta shihni se çfarë do t’u bëj”.
Çfarë tha nëna dje
Ajo tregon se 29-vjeçari dhe vajza e mitur flinim prej tri vitesh në të njëjtën dhomë, ndërsa zbuloi të vërtetën gjatë kontrollit të telefonit të vajzës.
“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjëtuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, tha ajo.
Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej të paktën 1 viti e gjysmë dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për t’u martuar kur ajo të rritej. Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marë në pyetje disa herë nga psikologia./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?