Akuzohet se vrau bashkëfshatarin e tij në Itali, prangoset 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, të akuzuar për vrasje nga drejtësia italiane. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Fushë-Krujës,

Shtator 15, 2023 - 13:15
 0
Akuzohet se vrau bashkëfshatarin e tij në Itali, prangoset 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, të akuzuar për vrasje nga drejtësia italiane. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Fushë-Krujës, ndërsa pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj.

 

Shkelzen Keci dyshohet se është autor i vrasjes së një tjetër shqiptari, ngjarje e ndodhur në Piza, në gusht të vitit 2022.

 

“41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K’, thuhet në njoftim.

 

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.