Akuzohet si ‘porositësi’ i djegies së Ferrarit të Noizy-t, reagon për herë të parë Cllevio Serbiano
Gjatë ditës së sotme u raportua se është djegur makina ‘Ferrari’ i reperit Noizy, ku thuhet se ka qenë me porosi të Cllevios. Pas kësaj ky i fundit ka dalë në live në “TikTok” ku thotë: ‘No Ferrari, no Ferrari, Maybach RIP”. Ai ka treguar se është djegur tjetër makinë dhe jo Ferrari. Ngjarja ka […]
Gjatë ditës së sotme u raportua se është djegur makina ‘Ferrari’ i reperit Noizy, ku thuhet se ka qenë me porosi të Cllevios. Pas kësaj ky i fundit ka dalë në live në “TikTok” ku thotë:
‘No Ferrari, no Ferrari, Maybach RIP”.
Ai ka treguar se është djegur tjetër makinë dhe jo Ferrari. Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10, në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave.
Në njoftimin e policisë u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Siar Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Njëri prej autorëve madje duket që largohet hipur në një biçikletë.
Nga hetimi doli më pas se pronar ishte babai i Noizy-t dhe makina në fakt ishte e vetë Noizy-t. Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi për të bërë këtë veprim.
“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”, ka thënë autori i ngjarjes.
Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit.
/a.r
What's Your Reaction?