Alarm në Britani; ende i lirë ushtari i akuzuar për terrorizëm, u arratis nga burgu i veshur si kuzhinier

Autoritetet britanike jane ne alarm per shkak te arratisjes nga burgu te nje ushtari i cili akuzohej per terrorizem.   Daniel Abed Khalife

Shtator 7, 2023 - 09:45
 0
Alarm në Britani; ende i lirë ushtari i akuzuar për terrorizëm, u arratis nga burgu i veshur si kuzhinier

Autoritetet britanike jane ne alarm per shkak te arratisjes nga burgu te nje ushtari i cili akuzohej per terrorizem.

 

Daniel Abed Khalife i cili ishte në pritje të gjyqit, eshte arratisur nga burgu i Wandsworth.

Ai u akuzua zyrtarisht në janar se kishte kërkuar informacion mbi personelin e forcave të armatosura për qëllime terroriste dhe për vendosjen e një bombe të rreme në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore Stafford. Policia Metropolitane beson se ai është “ndoshta” ende në Londër dhe ka publikuar fotografinë e tij dhe detajet e veshjes që kishte veshur (një bluzë e bardhë, pantallona me kuadrate kuq e bardhë) në momentin e arratisjes.

 

 Qytetarëve iu tha të telefononin në numrin e urgjencës 999 në rast se dallonin Khalife. 

 

Sipas BBC News, ushtari ishte duke punuar në kuzhinë kur arriti të arratisej: në fakt ai kishte veshur uniformën e një kuzhinieri burgu kur u pa për herë të fundit.

 

Komandanti Dominic Murphy, kreu i Komandës Kundër Terrorizmit të Policisë Metropolitane, konfirmoi se të gjitha forcat policore në Mbretërinë e Bashkuar dhe postat kufitare janë alarmuar. 

 

 Porteve dhe aeroporteve u është kërkuar të marrin masa shtesë sigurie, duke rezultuar në vonesa në të gjithë vendin, duke përfshirë aeroportet Heathrow, Manchester dhe Dover. 

 

Komandanti shtoi se agjentë të kundër-terrorizmit janë vendosur në të gjithë Londrën, ku po përqendrohen kërkimet. Ai pranoi se Khalife “mund të jetë kudo në vend tani dhe ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun që ai mund të shkojë jashtë vendit”. 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.