Alarm në mbarë Ukrainën, Polonia dhe NATO nxjerrin avionët e luftës gjatë një sulmi të Rusisë

Avionët e luftës të Polonisë dhe disa nga vendet aleate u ngritën në një mision patrullimi përballë sulmit masiv raketor të nisur orëve të fundit nga forcat ruse kundër Ukrainës. Këtë e bëri të ditur Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake. Kjo vjen pasi qeveria e Varshavës denoncoi një sulm kibernetik të kryer nga […]

Qeshor 1, 2024 - 10:20
 0
Alarm në mbarë Ukrainën, Polonia dhe NATO nxjerrin avionët e luftës gjatë një sulmi të Rusisë

Avionët e luftës të Polonisë dhe disa nga vendet aleate u ngritën në një mision patrullimi përballë sulmit masiv raketor të nisur orëve të fundit nga forcat ruse kundër Ukrainës. Këtë e bëri të ditur Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.

Kjo vjen pasi qeveria e Varshavës denoncoi një sulm kibernetik të kryer nga Moska, me qëllimin e destabilizimit të Europës përpara zgjedhjeve.

Ndërkohë, Ukraina përjetoi një nga sulmet më masive të kohëve të fundit, me alarmin që kumboi në të gjithë territorin. Mbrojtja ajrore njofton rrëzimin e 35 raketave lundrimit dhe 46 dronëve kamikazë rusë.

Sipas autoriteteve në Kiev, në shënjestrën e forcave pushtuese ishin 5 qendra të mëdha të shpërndarjes së energjisë elektrike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.