Alarm në të gjithë Ukrainën! Rusia sulmon me dronë dhe bomba, Kievi masakron rusët

Ukrainasit kanë kaluar orë aspak të qeta në këtë të diel. Në të gjithë territorin është lëshuar një alarm antiajror nga frika e sulme të ushtrisë ruse me dronë kamikazë iranianë, Shahed. Kievi njofton se Moska po përdor gjithnjë e më shumë bomba lundruese, shumë të lira për tu ndërtuar, për të shtyrë përpara ofensivën […]

Maj 19, 2024 - 14:55
 0
Alarm në të gjithë Ukrainën! Rusia sulmon me dronë dhe bomba, Kievi masakron rusët

Ukrainasit kanë kaluar orë aspak të qeta në këtë të diel. Në të gjithë territorin është lëshuar një alarm antiajror nga frika e sulme të ushtrisë ruse me dronë kamikazë iranianë, Shahed.

Kievi njofton se Moska po përdor gjithnjë e më shumë bomba lundruese, shumë të lira për tu ndërtuar, për të shtyrë përpara ofensivën në lindje. Por ka pasur reagim edhe nga ushtria e Ukrainës. Pretendohet se forcat e Zelenskit kanë vrarë mbi 10 ushtarë të Rusisë në vetëm një javë. Gjithashtu pretendohet shkatërrimi i një minahedhëse të Rusisë në Detin e Zi, por që Moska e hedh poshtë këtë lajm.

Kievi akuzon Moskën se ka bombarduar një shtëpi të moshuarish në Harkiv, duke vrarë 4 persona. Kremlini po kërkon gjithnjë e më shumë paqen. Ministri i jashtëm Sergej Lavrov, thotë se ka ardhur koha që Ukraina të pranojë realitetin në terren dhe që perëndimi të ndalojë së sakrifikuari Ukrainën për qëllimet e tij boshe.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.