Alarmi i kuq/ Brazili përballet me valën e të nxehtit të madh

Alarmet e kuqe janë lëshuar për gati 3.000 qyteza e qytete në Brazil, i cili është duke u përballur me valë të pashembullt

Nëntor 15, 2023 - 09:27
 0
Alarmi i kuq/ Brazili përballet me valën e të nxehtit të madh

Alarmet e kuqe janë lëshuar për gati 3.000 qyteza e qytete në Brazil, i cili është duke u përballur me valë të pashembullt të nxehtësisë.

 

Rekordet janë thyer në disa zona, përfshirë qytetin Rio de Zhaneiro – ku është krijuar ndjesia se temperatura ka qenë 52.5 gradë Celsius.

 

Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri të premten.

 

Zyrtarët brazilianë kanë thënë se fenomeni El Nino dhe ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një moti të tillë.

 

Qyteti i Sao Paulos e ka regjistruar një mesatare prej 37.3 gradësh Celsius në mesditën e së martës, ka raportuar Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.

 

“Jam i dërmuar, është e vështirë”, ka thënë Riquelme da Silva, 22-vjeçar, për agjencinë e lajmeve AFP.

 

“Kur shkoj në shtëpi, bëj dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të zgjohem, sepse jam shumë i lodhur. Është e vështirë edhe të flesh”.

 

Dora, 60-vjeçare, shitëse në rrugë, e ka përshkruar të nxehtë si të “padurueshëm” për ata që punojnë në ambiente të jashtme.

 

Ky mot i nxehtë është regjistruar në Brazil, më shumë se një muaj para nisjes së verës në hemisferën jugore.

 

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende, dhe kjo situatë pritet të vazhdojë, përveç nëse merren masa për ta luftuar emetimin e gazrave serrë.

 

Ndërkohë, bota tani është duke u përballur me fenomenin El Nino, përgjatë së cilit rriten temperaturat globale, për shkak të ngrohjes së konsiderueshme të ujit në oqeane./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.