Alarmi/ I shpërtheu fishekzjarri, 10-vjeçari humb 3 gishtat

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur 3 gishta për shkak të shpërthimit të papritur të një fishekzjarri, të cilën e kishte blerë në një dyqan. Mësohet se fëmija ka humbur gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë. Fillimisht, ai u dërgua në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, më […]

Dhjetor 30, 2023 - 19:08
 0
Alarmi/ I shpërtheu fishekzjarri, 10-vjeçari humb 3 gishtat

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur 3 gishta për shkak të shpërthimit të papritur të një fishekzjarri, të cilën e kishte blerë në një dyqan. Mësohet se fëmija ka humbur gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë.

Fillimisht, ai u dërgua në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, më pas u transferua në Poliklinikën e Barit, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike.

Ndërkohë, policia njofton se ka arritur në gjurmët e shitëses, teksa në shtëpinë  e saj u gjenden edhe fishekzjarre të tjera të ndaluara.

Deri më tani 105 mijë fishekzjarre janë konfiskuar në Milano dhe mbi 310 mijë në Romë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.