Albano rrëfen divorcin e prindërve: Më thanë ‘je burri i shtëpisë’. Shisja akullore dhe banane anës detit, nuk shijova fëmijërinë

Albano pasditen e sotme ka ndarë me një pjesë të fermerëve përjetimin e divorcit të prindërve. Siç tregon ai, ka qenë në moshën 12 vjeçare dhe i është dashur të punojë duke shitur akullore dhe banane anës detit. Fermeri shprehet se në atë periudhë u kthye në burrin e shtëpisë për të ndihmuar familjen. “Më […]

Mars 29, 2024 - 19:05
 0
Albano rrëfen divorcin e prindërve: Më thanë ‘je burri i shtëpisë’. Shisja akullore dhe banane anës detit, nuk shijova fëmijërinë

Albano pasditen e sotme ka ndarë me një pjesë të fermerëve përjetimin e divorcit të prindërve.

Siç tregon ai, ka qenë në moshën 12 vjeçare dhe i është dashur të punojë duke shitur akullore dhe banane anës detit. Fermeri shprehet se në atë periudhë u kthye në burrin e shtëpisë për të ndihmuar familjen.

“Më janë divorcuar prindërit kur isha 12 vjeç, motra 8 vjeçe dhe vëllai 6 muajsh. Kur je 12 vjeç e kupton shumë mirë situatën.

Hidhen edhe këta gjigandët të traumatizojnë, të thonë je ti burri shtëpisë tani. Nga një fëmijë që luante piano, lexonte libra u ktheva në një burrë që punonte, kjo të heq nga fëmijëria, nuk të lënë të shijosh as adoleshencë.

Brenda dy muajsh u ktheva në njeri i rritur që shiste akullore banane anës detit, nga ora 7 e mëngjesit në shtatë të darkës”, shprehet Albano, banori i “Ferma Vip’./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.