Alda Klosi dënohet me 18 muaj burg, 4 vite e 8 muaj për pastruesen

Alda Klosi u dënua me 18 muaj burg pasi u shpall fajtore nga gjykata për “fshehje pasurie”. Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar., dënimi iu ul në 18 muaj. Fajtorë për vjedhje me pasoja të rënda u shpallën edhe pastruesja […]

Mars 19, 2024 - 15:25
 0
Alda Klosi dënohet me 18 muaj burg, 4 vite e 8 muaj për pastruesen

Alda Klosi u dënua me 18 muaj burg pasi u shpall fajtore nga gjykata për “fshehje pasurie”. Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar., dënimi iu ul në 18 muaj.

Fajtorë për vjedhje me pasoja të rënda u shpallën edhe pastruesja e Klosit, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, të cilët u akuzuan fillimisht për vjedhje, por në banesën e tyre u gjetën rreth 500 mijë euro.

Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg, por do të kryejë vetëm 4 vite e 8 muaj, në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, por do të vuajë 3 vite e 4 muaj në qeli, në zbatim të gjykimit të shkurtuar.

Alda Klosi fillimisht denoncoi vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e saj dhe Rozeta Dobi pranoi se i kishte marrë ajo paratë, në banesën ku punonte prej 5 vitesh, duke inskenuar një grabitje.

Por më vonë, pas përgjimeve të policisë dhe një kontrolli të dytë në banesën e saj, u gjetën gati 400 mijë euro të tjera, të cilat Klosi nuk pranoi t’i quante të sajat. Por Dobi deklaroi para autoriteteve se paratë ishin të Klosit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.