Alda Klosi dhe pastruesja Rozeta Dobi pranojnë krimin, vijon hetimi për pasurinë e ish-zyrtares

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria

Mars 4, 2024 - 11:45
 0
Alda Klosi dhe pastruesja Rozeta Dobi pranojnë krimin, vijon hetimi për pasurinë e ish-zyrtares

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Kërkesa e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, sanitares dhe të birit të kësaj të fundit u paraqit në seancën paraprake ndërkohë që tre të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzën por vetëm aktet në gjendjen që janë.

Klosi akuzohet për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim. Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

Para policisë, Alda Klosi denoncoi 30 mijë euro të vjedhura dhe disa bizhuteri, por hetuesit zbuluan se shuma ishte më e madhe. Pasi u vendos përballë këtij fakti, ish-zyrtarja tregoi se paratë i përkisnin xhaxhait të saj.

Në shtëpinë e tyre u zbuluan në tubin e aspirimit edhe gjysmë milionë euro, për të cilat ata deklaruan se i përkisnin Alda Klosit që ua kishte dhënë për t’i ruajtur. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.