Aleanca Demokratike fiton zgjedhjet në Portugali, surprizon ekstremi i djathtë i ish-komentatorit të futbollit

Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë e Luis Montenegro doli si partia e parë në Portugali pas zgjedhjeve të së dielës, por përqindja e votave (28.67%) e përkthyer me ulëse në Parlament nuk jep shumë shpresë për formimin e një qeverie të shumicës në vend. Forcë e dytë doli Partia Socialiste me një diferencë të […]

Mars 11, 2024 - 10:30
 0
Aleanca Demokratike fiton zgjedhjet në Portugali, surprizon ekstremi i djathtë i ish-komentatorit të futbollit

Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë e Luis Montenegro doli si partia e parë në Portugali pas zgjedhjeve të së dielës, por përqindja e votave (28.67%) e përkthyer me ulëse në Parlament nuk jep shumë shpresë për formimin e një qeverie të shumicës në vend.

Forcë e dytë doli Partia Socialiste me një diferencë të vogël nga Aleanca Demokratike, ndërsa vendin e tretë e zuri partia e ekstremit të djathtë Chega, me një rritje të madhe në radhët e elektoratit.

Chega, e themeluar pesë vjet më parë nga ish-komentatori i futbollit Andre Ventura, fitoi 18% të votave duke u futur në Parlament me 48 deputetë, krahasuar me një deputet që mori në 2019 dhe 12 deputetë në 2022.

Nga ana e tij, Montenegro, në deklaratën e bërë herët të hënën, theksoi se nuk do të mbështetet te Chega për të drejtuar vendin, megjithëse analistët politikë vënë në dyshim se si do të mund të krijojë qeverinë pa mbështetjen e tyre.

Edhe me mbështetjen e Nismës Liberale të qendrës së djathtë, e cila zë vendin e katërt me rreth 4.9%, çdo përpjekje për krijimin e qeverisë nga Aleanca Demokratike, Montenegros do t’i duhet të mbështetet te Chega për të miratuar ligje, duke lënë stabilitetin në duart e ekstremit të djathtë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.