Aleanca Humanitare, Rama në SHBA: Ndërmora këtë nismë se miqtë na u gjendet pranë kur Shqipëria u godit nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për iniciativën që ka marrë përsipër Shqipëria për krijimin e Aleancës Humanitare mes sektorit publik dhe privat që ka si qëllim t’i shkojë në ndihme vendeve që ndodhen në emergjencë. Teksa mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, […]

Shtator 20, 2023 - 11:15
 0
Aleanca Humanitare, Rama në SHBA: Ndërmora këtë nismë se miqtë na u gjendet pranë kur Shqipëria u godit nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për iniciativën që ka marrë përsipër Shqipëria për krijimin e Aleancës Humanitare mes sektorit publik dhe privat që ka si qëllim t’i shkojë në ndihme vendeve që ndodhen në emergjencë. Teksa mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York, kreu i qeverisë tregoi edhe pse ndërmori këtë nismë, e cila sipas tij ka marrë jetë nisur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi vendin tonë.

“Kur u goditëm nga tërmeti qemë të bekuar se patëm miq dhe nuk na lanë vetëm as Bashkimi Europian, as Turqia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga shumë të tjerë të cilët na ndihmuan ndërkohë që qysh prej momentit të parë ishte e jashtëzakonshme të shihje ekipet e shpëtimit të vinin nga mbarë Europa e madje dhe nga Izraeli për të të ndihmuar me shpëtimin e njerëzve që ishin ende gjallë nën rrënoja”, tha Rama.

Shqipëria drejton sot seancën për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit në OKB, i pranishëm Zelensky! Rama: Më e rëndësishmja e dekadës së fundit

Teksa tha se gjithë vendet mike nuk na lanë vetëm, kryeministri tha se në mbështetje të qytetarëve të goditur nga tërmeti erdhën ndihma edhe nga shqipatrët që jetojnë kudo nëpëtr botë. Kjo është  e veçanta ynë tha Rama, teksa u shpreh se jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova.

“Po kështu ishte e jashtëzakonshme të shihje vetë shqiptaret nga të gjitha vendet ku jetojmë, sepse ne jemi një rast mjaft i veçantë sepse jemi një komb i vogël, por me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët jetojnë kudo dhe ju e dini ndoshta më mirë se unë se nëqoftëse doni të hani mirë, shkoni në një restorant të mirë shqiptar në New York dhe gjithë ndihma prej tyre ishte e jashtëzakonshme”, tha Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.