Aleatët perëndimorë paralajmërojnë Kievin për pakësimin e municioneve ushtarake: Rezervat janë drejt përfundimit

Aleatët perëndimorë të Ukrainës janë duke paralajmëruar Kievin se nuk mund ta furnizojnë më këtë të fundit me armatime, pasi rezervat e tyre janë drejt fundit. Admirali Rob Bauer, zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, i tha Forumit të Sigurisë në Varshavë se “fundi i rezervave ushtarake është i dukshëm”. Bauer u shpreh se qeveritë dhe […]

Tetor 3, 2023 - 18:30
 0
Aleatët perëndimorë paralajmërojnë Kievin për pakësimin e municioneve ushtarake: Rezervat janë drejt përfundimit

Aleatët perëndimorë të Ukrainës janë duke paralajmëruar Kievin se nuk mund ta furnizojnë më këtë të fundit me armatime, pasi rezervat e tyre janë drejt fundit.

Admirali Rob Bauer, zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, i tha Forumit të Sigurisë në Varshavë se “fundi i rezervave ushtarake është i dukshëm”.

Bauer u shpreh se qeveritë dhe prodhuesit e armatimeve duhet të “rrisin prodhimtarinë me një ritëm shumë më të lartë” nëse duan të vijojnë ndihmën në Ukrainë. Ukraina lëshon mijëra predha çdo ditë dhe shumica e tyre vijnë nga NATO.

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar James Heappey i tha forumit se rezervat ushtarake perëndimore “janë dobësuar” dhe u kërkoi aleatëve të NATO-s të shpenzonin 2% të pasurisë së tyre kombëtare për mbrojtje, siç ishin zotuar të bënin.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaron se që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, ka dhënë më shumë se 300,000 fishekë dhe municione dhe është e angazhuar të japë “dhjetëra mijëra të tjera” deri në fund të vitit për Ukrainën./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.