Alexei Navalny do të përcillet për në banesën e fundit të premten në Moskë

Alexei Navalny do të vendoset të pushojë në një varrezë në Moskë, ditën e premte. Lajmin e konfirmoi për mediat ndërkombëtare një zëdhënës. Lideri i opozitës ruse ndërroi jetë në një burg në Arktik, më herët gjatë këtij muaji.  Për vite me radhë ai ka qenë kritiku me profilin më të lartë i Vladimir Putinit. […]

Shkurt 28, 2024 - 13:40
 0
Alexei Navalny do të përcillet për në banesën e fundit të premten në Moskë

Alexei Navalny do të vendoset të pushojë në një varrezë në Moskë, ditën e premte. Lajmin e konfirmoi për mediat ndërkombëtare një zëdhënës.

Lideri i opozitës ruse ndërroi jetë në një burg në Arktik, më herët gjatë këtij muaji.  Për vite me radhë ai ka qenë kritiku me profilin më të lartë i Vladimir Putinit.

E veja e Navalny-t, Yulia Navalnaya, ashtu si disa liderë të tjerë botërorë, e ka drejtuar gishtin nga presidenti rus për vdekjen e tij.

Deri më tani janë bërë publike shumë pak detaje rreth vdekjes së liderit të opozitës ruse. Madje, fillimisht, autoritetet ruse refuzuan fillimisht që t’ia dorëzonin trupin nënës së Navalny-t, Lyudmila-s. Moska lëshoi pe vetëm tetë ditë pas vdekjes së tij.

Lajmi për detajet e funeralit vijnë shumë pak kohë pasi Navalnaya mbajti një fjalë në Parlamentin Europian, në Strasburg.

E veja e Navalny-t deklaroi se nuk ishte e sigurt nëse ceremonia mortore do të ishte paqësore, apo nëse policia do t’i vendoste në pranga ata që do të paraqiteshin për t’i dhënë lamtumirën Alexei-t.

Të martën, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmish tha se ekipi i tij po përpiqej të gjente një vend për të vendosur trupin e tij, por disa shtëpi funerale u thanë se ishin të rezervuara plotësisht, ndërsa të tjerë kishin refuzuar kur zbuluan se për kë bëhej fjalë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.