Ali Ahmeti i kthen reston Kurtit: Masat e BE-së dhe SHBA-së, alarm për klasën politike kosovare, sidomos për kryeministrin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se klasa politike e Kosovës, e ne veçanti Qeveria e Kosovës duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve, tashmë një vit ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Ai ka thënë se nuk […]

Maj 11, 2024 - 13:25
 0
Ali Ahmeti i kthen reston Kurtit: Masat e BE-së dhe SHBA-së, alarm për klasën politike kosovare, sidomos për kryeministrin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, deklaroi se klasa politike e Kosovës, e ne veçanti Qeveria e Kosovës duhet të jenë në alarm nga vendosja e sanksioneve, tashmë një vit ndaj Kosovës, nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Ai ka thënë se nuk ndjehet mirë kur lexon në media ndërkombëtare për ndëshkimin që BE-ja dhe ShBA-ja i kanë bërë Kosovës, me këtë rast edhe ka bërë thirrje që qeveria të bashkëpunoj me aleatet e saj.

Ai ka thënë se ShBA-ja se bashku me aleatët e saj në NATO ishin ata që e ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia. “Nuk ndjehem mirë kur shohë nëpër media ndërkombëtaret por edhe në mediat kombëtare, që Amerika ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, se Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës. Unë mendoj që të gjithë klasën politike në Kosovë, në veçanti qeverinë e Kosovës duhet ta vënë në alarm sepse të gjithë këta aleat, ShBA me aletet e vetë në NATO ishin ata që na ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Lirinë e paguam me gjake, por çlirimin e bëmë më aleatët. Kështu që këto lajme që unë i lexoj nuk janë të mira për Kosovën, nuk i bëjmë mirë shëndetit të Kosovës”, ka thënë ai për EO.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.