Alkool apo lëndë narkotike? Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, si u hodh 18-vjeçari nga tarraca e pallatit

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku festa u kthye në tragjedi për 18-vjeçarin nga Durrësi. Miqtë e

Dhjetor 25, 2023 - 12:02
 0
Alkool apo lëndë narkotike? Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, si u hodh 18-vjeçari nga tarraca e pallatit

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku festa u kthye në tragjedi për 18-vjeçarin nga Durrësi. Miqtë e tij kanë deklaruar se në momentin kur ai është hedhur nga tarraca e pallatit, ata ishin në gjumë dhe nuk kanë kuptuar asgjë. Ata kanë pohuar se kanë konsumuar alkool mbrëmjes e së dielës, së bashku me viktimën.

Grupi i të rinjve kishin marrë një apartament me qira ditore për të festuar Krishtlindjet në Korçë. Uniformat blu dyshojnë se krahas alkoolit, 18-vjeçari mund të ketë konsumuar edhe lëndë narkotike. Ngjarja ka tronditur jo vetëm grupin e djemve, por edhe familjarët dhe opinionin publik./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.