Ambasada e SHBA uron besimtarët myslimanë: Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ju

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka uruar paqe dhe shëndet për të gjithë në këtë ditë të shenjtë. “Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin. Duke […]

Prill 10, 2024 - 12:45
 0
Ambasada e SHBA uron besimtarët myslimanë: Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ju

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka uruar paqe dhe shëndet për të gjithë në këtë ditë të shenjtë.

“Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin. Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë” shkruhet në mesazhin e ambasadës.

Më tej thuhet se, “paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë.

 

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.