Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vizituan kazermat e ushtrisë në jug të Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Beograd, Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviç. Këtë e kanë konfirmuar [...]Read More...

Tetor 5, 2023 - 21:55
 0
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vizituan kazermat e ushtrisë në jug të Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Beograd, Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviç.

Këtë e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar me ftesë të zyrtarëve ushtarakë dhe shtetërorë të Serbisë, në mënyrë “që Hilli dhe Giaufret të mësojnë më shumë” për situatën pranë kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vizita e Hillit dhe Giaufretit në kazermat e Ushtrisë Serbe vjen rreth dhjetë ditë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Dhe, po ashtu, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësime se Serbia kishte zhvendosur trupat e saj në afërsi të kufirit me Kosovën, duke i bërë thirrje asaj t’i tërheqë ato.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.