Ambasadori amerikan u përgjigjet kërcënimeve të Vuçiç: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka folur për deklaratat e fundit kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata. Ai ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s. […]

Mars 20, 2024 - 15:50
 0
Ambasadori amerikan u përgjigjet kërcënimeve të Vuçiç: Aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka folur për deklaratat e fundit kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata.

Ai ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, tha Hovenier.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiç ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.