Amnistia penale, avokati: Duhet të përfshinte më shumë vepra, nuk janë liruar zyrtarë të lartë!

Amnistia penale ka hapur një debat të gjerë politik para dhe pas miratimit të saj, me një pjesë të opozitës qaë akuzon se nga ky ligj kanë përfituar edhe zyrtarë të dënuar për korrupsion. Avokati Redi Ramaj tha në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se amnistia duhet të përfshinte një numër më të gjerë veprash […]

Maj 13, 2024 - 12:05
 0
Amnistia penale, avokati: Duhet të përfshinte më shumë vepra, nuk janë liruar zyrtarë të lartë!

Amnistia penale ka hapur një debat të gjerë politik para dhe pas miratimit të saj, me një pjesë të opozitës qaë akuzon se nga ky ligj kanë përfituar edhe zyrtarë të dënuar për korrupsion.

Avokati Redi Ramaj tha në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se amnistia duhet të përfshinte një numër më të gjerë veprash penale, pasi burgjet janë të mbipopulluara.

“Në çdo rast bërja e një amnistie është diçka pozitive, por duke parë rastin konkret, duke parë se në Shqipëri nuk kishe një amnisti që kishte dhënë efekte të gjera, mund të ishte shtrirë edhe në një numër më të madh veprash penale.

Mnistia duhet të kishte prekur një numër më të gjerë individësh që po procedoheshin penalisht.

Është bërë një ligj i cili është pak i vështirë për t’u kuptuar sepse jep shumë benefite për të dënuarit dhe më pas kufizon të gjitha veprat penale. Thuajse gjithë kodi penal është i përjashtuar”, tha ai.

Ramaj foli edhe për rastin e zyrtarëve të liruar, duke thënë se nuk bëhet fjalë për zyrtarë të nivelit të lartë.

“Këta janë njerëz që nuk janë zyrtarë të lartë, por për shkak të veprës penale ata kanë përfituar nga kjo amnisti. Nëse kemi dënime një vit burgim, dy vite shërbim prove, nuk shoh ndonjë problematikë. Pyetja që duhet të ishte është a duhet të ishin këto dënime kaq të ulëta, që t’i prekte amnistia.

Unë di që zyrtarë të lartë të dënuar, nuk kanë pasur përfitime nga kjo amnisti. Për disa kategori të caktuar individësh është përjashtuar. Unë si avokat them që në një moment çdo i dënuar, nuk është diçka krejt negative që të përfitojë nga amnistia.

Nëse dënimi ka qenë i drejtë dhe është dënuar me 1 vit brg dhe i kanë mbetur 6 muaj derisa ka dalë ligji i amnistisë, nuk shoh diçka negative”, tha ai.

“Ishte pritur prej disa vitesh që të kishim një amnisti, duke qenë se ka një mbipopullim dhe një ngarkesë dosjesh dhe në gjykatë. Ishte mirë që u bë”, u shpreh avokati.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.