Ancelotti ndihet fajtor: Humbja është përgjegjësi e imja, nuk u mbrojtëm mirë

Carlo Ancelotti ndihet fajtor për humbjen në derbi nga Atletico Madridi. Real Madridi u mposht 1:3 pasi bëri shumë gabime në mbrojtje. “Nuk e nisëm lojën mirë, nuk jemi mbrojtur mirë, nuk ishim të vëmendshëm në zonën tonë. Kur ata shkuan në avantazh prej 2:0, e bënë lojën që donin, duke u mbrojtur mirë dhe […]

Shtator 25, 2023 - 15:40
 0
Ancelotti ndihet fajtor: Humbja është përgjegjësi e imja, nuk u mbrojtëm mirë

Carlo Ancelotti ndihet fajtor për humbjen në derbi nga Atletico Madridi. Real Madridi u mposht 1:3 pasi bëri shumë gabime në mbrojtje.

“Nuk e nisëm lojën mirë, nuk jemi mbrojtur mirë, nuk ishim të vëmendshëm në zonën tonë. Kur ata shkuan në avantazh prej 2:0, e bënë lojën që donin, duke u mbrojtur mirë dhe duke kërkuar tranzicione të shpejta”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

“Atletico luajti më mirë se ne. Disa herë rivalët kishin kaluar në epërsi herët dhe në tri raste kemi arritur ta përmbysnim rezultatin. Edhe në këtë ndeshje ishim afër, por loja përfundoi 3:1”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

“Los Blancos” e pësuan humbjen e parë sezonale me Atleticon që kreu punë qysh në pjesën e parë.

Reali e kishte dominuar rivalin lokal në vitet e fundit, por dy golat e Alvaro Moratas dhe një i Antoine Griezmannit bënë që Madridi të vishet Kuq e Bardhë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.