Anëtar i një grupi kriminal në Tiranë/ Detaje nga arrestimi i 36-vjeçarit në Tiranë, 13 vite më parë ka vrarë një person në Lezhë
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 36-vjeçarit Erind Mrruku, i cili u kap me armë me fishek në fole gati për
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 36-vjeçarit Erind Mrruku, i cili u kap me armë me fishek në fole gati për qitje.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Mrruku në korrik të vitit 2010, ka vrarë Fabian Nikën.
Në atë kohë, Mrruku 23 vjeç u vetëdorëzua në polici disa orë pasi kishte kryer krimin në plazhin e Shëngjinit, pas një konflikti të çastit.
Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Burime nga policia thonë se Erind Mrruku dyshohet si anëtarë i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.
Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.
What's Your Reaction?