Anëtarë grupi kriminal/ Ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

Dy persona në kërkim nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar këtë të hënë, nga Spanja dhe Gjermania. Autoritetet njoftojnë se është bërë i mundur

Dhjetor 4, 2023 - 16:04
 0
Anëtarë grupi kriminal/ Ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

Dy persona në kërkim nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar këtë të hënë, nga Spanja dhe Gjermania. Autoritetet njoftojnë se është bërë i mundur ekstradimi nga Frankfurti i një 33-vjeçari të dënuar nga Gjykata e Posaçme për kalim emigrantësh të paligjshëm në këmbim të parave. 33-vjeçari i lindur në Palestinë, përfitonte 4500-5000 eurove për çdo emigrant të Lindjes së Mesme që kalonte përtej kufirit.

 

Ai akuzohet për  veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

PO ashtu u bë i mundur ekstradimi i një 31-vjeçari të akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Edhe për këtë shtetas Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet se bënte pjesë në një grup kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike.

 

Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.