Anëtari i Forcave Ajrore të SHBA i vë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington

Një anëtar i Forcave Ajrore të SHBA i vuri flakën vetes jashtë godinës së ambasadës izraelitë në Uashington. Ngjarja sipas policisë Metropolitane ndodhi të dielën pasdite dhe skena është kapur në kamera. Burri u dërgua në një spital aty pranë me djegie të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. “Unë nuk do të […]

Shkurt 26, 2024 - 09:35
 0
Anëtari i Forcave Ajrore të SHBA i vë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington

Një anëtar i Forcave Ajrore të SHBA i vuri flakën vetes jashtë godinës së ambasadës izraelitë në Uashington. Ngjarja sipas policisë Metropolitane ndodhi të dielën pasdite dhe skena është kapur në kamera.

Burri u dërgua në një spital aty pranë me djegie të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid [në Gaza]. Unë jam gati të angazhohem në një akt ekstrem proteste”, tha protestuesi përpara se t’i vinte flakën vetes dhe të thërriste vazhdimisht “Liri për Palestinën!“.

New York Times raporton se pasi ai ndërmori aktin ekstrem, policia kontrolloi një automjet aty pranë për eksploziv, por nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Emri që ai përdori në video përputhet me një llogari në LinkedIn për një oficer aktiv të Forcave Ajrore nga Teksasi. Një zëdhënës i Forcave Ajrore i tha Task & Purpose se burri që ndërmori aktin ekstrem është një ushtarak në detyrë aktive, por identiteti i tij nuk është konfirmuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.