Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën

Në postimin e fundit, Angelina Jolie ka përcjellë një mesazh edhe në gjuhën  shqipe. Libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është publikuar edhe në gjuhën shqipe. Në njoftimin e saj, Angelina ka përmendur edhe Shqipërinë e Kosovën. “Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës […]

Shtator 19, 2023 - 13:48
 0
Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën

Në postimin e fundit, Angelina Jolie ka përcjellë një mesazh edhe në gjuhën  shqipe. Libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është publikuar edhe në gjuhën shqipe. Në njoftimin e saj, Angelina ka përmendur edhe Shqipërinë e Kosovën.

Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie.

Postimi është shoqëruar edhe me hashtag-un #Njihnitëdrejtattuaja.

Aktorja ka punuar për dy dekada si ambasadore e UNHCR dhe ka përfunduar më shumë se 60 misione në terren gjatë angazhimit të saj si humanitare. Aktualisht ajo vijon të jetë aktiviste për kauza të ndryshme lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut.

/a.r

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.