Anija e dytë me ndihma humanitare pritet të niset nga Qipro për në Gaza

Një ngarkesë tjetër është gati të niset nga Larnaka me destinacion Gazën, deklaroi ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kombos, pas mbërritjes në

Mars 18, 2024 - 14:45
 0
Anija e dytë me ndihma humanitare pritet të niset nga Qipro për në Gaza

Një ngarkesë tjetër është gati të niset nga Larnaka me destinacion Gazën, deklaroi ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kombos, pas mbërritjes në Këshillin e Ministrave në Bruksel, duke shtuar se do të informojë homologët e tij për ecurinë e korridorit humanitar detar.

Ministri i Jashtëm qipriot vuri në dukje se dërgesa e parë prej 200 tonësh mbërriti në Gaza dhe u shpërnda në mënyrë të sigurt.

“Një dërgesë e dytë, më e madhe është gati të niset ndërsa flasim. Prandaj, ne kemi bërë tani aplikimin e provës dhe qëllimi është të vazhdojmë, në mënyrë sistematike dhe të përshkallëzuar, fluksin e ngarkesave drejt Gazës”, shtoi ai.

Kombos tha se synimi është të vazhdojë përmirësimi logjistik i të gjithë strukturës. Në fund, siç tha ai, në Qipro do të mbahet një takim me pjesëmarrjen e mbi 40 vendeve për koordinimin operacional të hapave të ardhshëm në zbatimin e korridorit humanitar detar për Gazën. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.