Anketa e investitorëve të huaj, Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

Shqipëria po rregullon imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj. Në anketën e këtij viti të zhvilluar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, vlerësimi për klimën e të bërit biznes në vend u përmirësua me 6 pikë në raport me një vit më parë. Megjithatë, treguesi prej 46 pikësh, nga 100 të mundshme […]

Tetor 26, 2023 - 19:05
 0
Anketa e investitorëve të huaj, Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

Shqipëria po rregullon imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj. Në anketën e këtij viti të zhvilluar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, vlerësimi për klimën e të bërit biznes në vend u përmirësua me 6 pikë në raport me një vit më parë.

Megjithatë, treguesi prej 46 pikësh, nga 100 të mundshme mbeti sërish poshtë mesatares.

“Në këtë drejtim, po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligj të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.”

Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë

Investitorët e huaj u shprehën optimistë gjithashtu për situatën ekonomike duke e vlerësuar atë me 52 pikë nga 100 të mundshme. Në raport me një vit më parë, treguesi u përmirësua me 8 pikë.

Megjithatë, përfaqësuesit e kompanive të huaja u shprehën shumë të shqetësuar në drejtim të gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar. Treguesi u përkeqësua me 7 pikë në raport me një vit më parë.

“Kjo nevojë dhe qasje u evidentua edhe me nënshkrimin nga ana e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të Marrëveshjes Rajonale për Njohjen e Ndërsjellët të Kualifikimit Profesional, falë së cilës do të lehtësohet edhe më tej lëvizja e profesionistëve, duke siguruar shfrytëzim më të madh të potencialit të burimeve njerëzore në vendet e rajonit.”

Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë

Pavarësisht përmirësimit të disa treguesve, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj, klima e të bërit biznes vijon të jetë problematike për shkak të sistemit gjyqësor, mungesës së transparencës nga qeveria, pamundësia për forcë punëtore, legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.