ANSA: Shqipëria, një nga destinacionet e 2024

Agjencia Italiane e lajmeve ANSA në një shkrim ku sugjeron 10 vendet të cilat nuk duhen humbur në 2024 ka renditur edhe Shqipërinë krahë disa prej emrave më të njohur dhe me traditë në turizëm si Spanja, Austria apo edhe Japonia dhe Australia. ANSA shkruan se ujërat e kaltra, gjelbërimi dhe çmimet e ulëta e […]

Janar 7, 2024 - 15:25
 0
ANSA: Shqipëria, një nga destinacionet e 2024

Agjencia Italiane e lajmeve ANSA në një shkrim ku sugjeron 10 vendet të cilat nuk duhen humbur në 2024 ka renditur edhe Shqipërinë krahë disa prej emrave më të njohur dhe me traditë në turizëm si Spanja, Austria apo edhe Japonia dhe Australia. ANSA shkruan se ujërat e kaltra, gjelbërimi dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës veror.

“Në vitin 2024 Shqipëria do të mbetet një destinacion trend për pushime në bregdet, në veçanti Vlora, një qytet port në jug të vendit, është ndër vendet e zgjedhura si bazë për të zbuluar më pas plazhet më të bukura”, thuhet në shkrim.

ANSA shkruan se Vlora ofron hotele dhe klube buzë detit të mbushura me palma ku mund të argëtohesh. Laguna e Nartës përmendet gjithashtu si vend ku mund të rigjenerohesh, me një udhëtim me varkë për në gjirin e vogël të Gramës në Karaburun me qëllim admirimin e peizazheve të bukura.Turistët italianë ishin surpriza e verës së kaluar. Sipas të dhënave të ministrisë së Turizmit deri në muajin nëntor rreth 900 mijë turistë italianë kaluan Adriatikun për të vizituar vendin tonë.

Italianët renditen të dytët pas vizitorëve nga Kosova, për numrin më të madh të hyrjeve me një rritje me mbi 55%, dhe përbëjnë rreth 9.8% të turistëve në total. Sipas ANSA, kryefjala për vitin 2024 është turizmi në vende kryesisht të paeksploruara, të ndryshme nga destinacionet e zakonshme.

E rëndësishme është që udhëtimi të ngjall kuriozitet dhe habi, që është një përvojë stimuluese, e aftë për të ofruar diçka unike dhe për të futur energji të re, një armë e fortë kjo që ofrohet në Shqipëri.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.