Anulohen mbi 160 fluturime në Londër, shkak mungesa e kontrollorëve

Aeroporti Gatwick i Londrës ka anuluar më shumë se 160 fluturime deri të dielën për shkak të mungesës të kontrollorëve, kryesisht për shkak të COVID-19. Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se numri i fluturimeve do të kufizohet ” në 800 në ditë ” (nisje dhe mbërritje) dhe kjo do të zgjasë “deri të shtunën më […]

Shtator 26, 2023 - 12:25
 0
Anulohen mbi 160 fluturime në Londër, shkak mungesa e kontrollorëve

Aeroporti Gatwick i Londrës ka anuluar më shumë se 160 fluturime deri të dielën për shkak të mungesës të kontrollorëve, kryesisht për shkak të COVID-19.

Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se numri i fluturimeve do të kufizohet ” në 800 në ditë ” (nisje dhe mbërritje) dhe kjo do të zgjasë “deri të shtunën më 1 tetor”, tha aeroporti në një deklaratë, në të cilën sqaroi ndër të tjera se vendimi është marrë në marrëveshje me NATS, Autoriteti britanik i kontrollit të trafikut ajror.

30 % e auditorëve janë aktualisht të padisponueshëm për arsye të ndryshme mjekësore, përfshirë COVID-19″, thuhet në njoftim.

Vështirësitë me të cilat përballet autoriteti britanik i kontrollit të trafikut ajror vijnë pas ndërprerjes gjigante në fund të gushtit që rezultoi në anulimin e pothuajse 2000 fluturimeve gjatë dy ditëve dhe shumë vonesa.

Autoriteti britanik i aviacionit civil CAA kishte njoftuar një hetim të pavarur për “çështjet më të gjera që lidhen me dështimin e sistemit dhe mënyrën se si NATS reagoi ndaj incidentit”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.