Anulohet mesha e vigjiljes së Pashkëve në Shkodër, shkak muzika e lartë e lokaleve të natës

Në Shkodër nuk u kremtua mesha e festës së Pashkëve në Kishën Ortodokse të qytetit. Shkak u be muzika e lartë e klubeve pranë objektit te kultit. Famullitari At Nikolla Petani tha se në këto kushte nuk mund të ketë ceremoni fetare por besimtarët do bejnë lutjet e tyre dhe largohen drejt shtëpive. “Ne do […]

Maj 5, 2024 - 10:20
 0
Anulohet mesha e vigjiljes së Pashkëve në Shkodër, shkak muzika e lartë e lokaleve të natës

Në Shkodër nuk u kremtua mesha e festës së Pashkëve në Kishën Ortodokse të qytetit.

Shkak u be muzika e lartë e klubeve pranë objektit te kultit.

Famullitari At Nikolla Petani tha se në këto kushte nuk mund të ketë ceremoni fetare por besimtarët do bejnë lutjet e tyre dhe largohen drejt shtëpive.

“Ne do vazhdojmë të lutemi edhe Zoti i udhëzoftë njerëzit më mirë në jetën e përditshme. Sot është dita e ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit dhe jemi të gjithë së bahsku. Ne do vazhdojmë të lutemi, nëse këmbanat tona nuk do dëgjohen siç është e drejta të dëgjohen, besoj që nuk ka vlerë që të vazhdojmë më tepër. Ringjalljen e Zotit ne edhe me muzikë edhe pa muzikë do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha At Nikolla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.