Anulohet “MTV Europe Awards 2023”, shkak shqetësimet e sigurisë nga lufta Hamas-Izrael

Ceremonia e MTV Europe Music Awards është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, kanë njoftuar organizatorët, raporton Sky News. Eventi do të mbahej në Paris më 5 nëntor, me yje si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus etj. “Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi […]

Tetor 19, 2023 - 19:25
 0
Anulohet “MTV Europe Awards 2023”, shkak shqetësimet e sigurisë nga lufta Hamas-Izrael

Ceremonia e MTV Europe Music Awards është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, kanë njoftuar organizatorët, raporton Sky News. Eventi do të mbahej në Paris më 5 nëntor, me yje si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus etj.

Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës. MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale.

Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment i zi”, tha një zëdhënës i Paramount, i cili zotëron MTV.

Franca po përballet me frikën për sulme terroriste pasi një mësues u vra nga një refugjat çeçen 20-vjeçar, ndërsa policia gjithashtu parandaloi një sulm të ngjashëm në një shkollë tjetër.

Dje, gjashtë aeroporte në të gjithë Francën u evakuuan pas kërcënimeve për sulme, ndërsa të hënën dy burra u qëlluan për vdekje në Bruksel nga një person i armatosur që pretendonte se ishte një mbështetës i ISIS./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.