Apartamente, dyqane dhe vilë luksoze, Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Oltion Bistrit

Gjykata e Apelit ka lënënë fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurisë me vlerë 3.1 milionë euro të Oltion Bistrit. Mes pasurive janë edhe

Qeshor 13, 2024 - 13:40
 0
Apartamente, dyqane dhe vilë luksoze, Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Oltion Bistrit

Gjykata e Apelit ka lënënë fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurisë me vlerë 3.1 milionë euro të Oltion Bistrit.

Mes pasurive janë edhe 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze duhet të qëndrojnë të sekuestruara.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtDhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 13.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 122 akti, datë 30.05.2024regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetasve O.B., A.D., J.B., D.B., D.D., H.T, S.T., dhe E.B.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 19, datë 03.05.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”,dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 19, datë 03.05.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit O.B., A.D., J.B., D.B., D.D., H.T, S.T., dhe E.B”, njofton gjykata.

Ish-drejtori i operacionales është i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

GJKKO vendosi disa javë më parë sekuestrimin e 36 pasurive. SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i Bistrit.

Në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY EÇ zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-Shefi i operacionales Oltion Bistri. Ky i fundit akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe prej rreth një viti ndodhet prapa hekurave.

Komunikimet në aplikacionet e çkoduara, treguan se Bistri shërbente si informatori i çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit, duke ia dërguar Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK Bistri jepte informacion në raste të operacioneve policore, që mos të goditej kazinoja e Gjokës.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.