Apeli e liroi me garanci pasurore, Prokuroria kërkon kthimin në burg të kapitenit rus

Disa muaj pasi shtetasi Rus Alexey Smaznov fitoi lirinë nëpërmjet gjykatës së apelit, prokuroria e shkallës së dytë ka bërë rekurs në gjykatën e lartë për kthimin e tij ne qeli. Vendimi për lirimin e Aleksei Smaznov, është marrë pak kohë më parë nga gjykata e Apelit Tiranë, ku gjyqtari i çështjes ka vendosur të […]

Dhjetor 24, 2023 - 18:51
 0
Apeli e liroi me garanci pasurore, Prokuroria kërkon kthimin në burg të kapitenit rus

Disa muaj pasi shtetasi Rus Alexey Smaznov fitoi lirinë nëpërmjet gjykatës së apelit, prokuroria e shkallës së dytë ka bërë rekurs në gjykatën e lartë për kthimin e tij ne qeli.

Vendimi për lirimin e Aleksei Smaznov, është marrë pak kohë më parë nga gjykata e Apelit Tiranë, ku gjyqtari i çështjes ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “garanci pasurore” prej 50 milion lekë.

Rusi me profesion kapiten Alexey Smaznov  solli në Shqipëri 22 mijë e 500 litra naftë kontrabandë për llogari të kompanisë së hidrokarbureve që kontrollohet nga biznesmeni Pirro Bare.

Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano”.

Për shkak të problemeve në dokumentacion, Piro Bare, nuk ka mundur të “çajë” në doganën e Durrësit me qëllim futjen e naftës në Shqipëri.

Dhe për pasojë ka vendosur të tërhiqet nga blerja e kësaj sasie, duke braktisur procedurat në Doganën e Durrësit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.