Apeli familjes së Erison Durdës: Nga ideatorët, te ekzekutorët, të dalin para drejtësisë e të japin llogari! ‘Sypeshkaqeni’, i pandehur

Geraldo Durda, vellai i Erison Durdes qe vetem 7 vjec humbi jeten nga shperthimi tragjik i punishtes se municioneve ne Gerdec 16 vite me pare, ben apel ne drejtim te gjykates se Posacme qe te dalin  para drejtesise dhe te japin llogari qe nga ideatore, e deri tek ekzekutoret. Njeheresh kerkon nga prokuyroret e SPAK […]

Mars 15, 2024 - 18:20
 0
Apeli familjes së Erison Durdës: Nga ideatorët, te ekzekutorët, të dalin para drejtësisë e të japin llogari! ‘Sypeshkaqeni’, i pandehur

Geraldo Durda, vellai i Erison Durdes qe vetem 7 vjec humbi jeten nga shperthimi tragjik i punishtes se municioneve ne Gerdec 16 vite me pare, ben apel ne drejtim te gjykates se Posacme qe te dalin  para drejtesise dhe te japin llogari qe nga ideatore, e deri tek ekzekutoret.

Njeheresh kerkon nga prokuyroret e SPAK qe te vijne te pergatitur diten e gjyqit, ndersa sypeshkaqeni te merret i pandehur.

Postimi i Durdes:

Nga ideatorët, tek ekzekutorët, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari!

Gjykimi i të pandehurit Fatmir Mediu është përpjekja e parë që luftoi pandërshkueshmërinë e politikanëve.

Ky gjykim ishte hapi i parë instiktiv drejt një shqipërie me europiane.

Ky gjykim është lufta për të thyer praktikën e tmerrshme që politikani nuk dënohej, madje as për Gërdecin me 26 të vrarë. Gërdeci është krim shtetëror dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nga ky Gjykim në GJKKO ne presim:

-E para, që prokurorët e SPAK të vijnë të përgatitur në sallën e gjyqit, ti jepet rëndësia e duhur këtij gjykimi të papërsëritshëm në historinë e shqipërisë dhe të fundit shpresoj.

-E dyta, ndryshimin e statusit të sypeshkaqenit nga dëshmitar në të pandehur.

-E treta, ndryshimin e akuzës ‘Vrasje me dashje indirekte’ të pandehurit Fatmir Mediu, të gjitha provat po shkojnë drejt saj.

*Ky vendim të shkruhet në dy fletoret e Erit, qe bëri detyrat e fundit te klasës së parë me 13 mars.

Me 17 mungoi në shkollë.

Ma zbardhni vendimin në këto fletore!

Shpresojmë te drejtësia e re!/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.