Apeli i Posaçëm lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Apelit refuzoi për të disatën herë  ndryshimin e masës se sigurisë ndaj Fredi Belerit . Në sallën e gjyqit ishin ambasadorja

Shtator 18, 2023 - 13:05
 0
Apeli i Posaçëm lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Apelit refuzoi për të disatën herë  ndryshimin e masës se sigurisë ndaj Fredi Belerit . Në sallën e gjyqit ishin ambasadorja Greke, Kostantina Kamitsu, kreu i PBDNJ, Vagjel Dule, por edhe vëzhgues nga Këshilli i Europës.

 

Jam ish-kryetar i dhomës së avokatisë dhe të drejtës evropiane.Mendojmë se ishte një ditë e rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe BE. Këshilli Europian dëshiron të shikojë dhe dëgjojë çfarë po ndodh.

 

Pas daljes së vendimit për të zgjedhurin e Himarës, një qytetar iu drejtua diplomates greke duke thënë se po merret në mbrojtje një vrasës.

 

Të enjten e javës së kaluar, gjykata vendosi të nisë shqyrtimin gjyqësor të dosjes së  kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që akuzohet për krime zgjedhore.

 

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë për blerje votash 48 ore përpara se të niste procesi i votimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.