Apeli le në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale. Pak […]

Gusht 10, 2023 - 11:35
 0
Apeli le në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhërarrest ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet e SPAK lidhen me inceneratorët.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.