Apeli lë në qeli ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, refuzon kërkesën e Rjepajt

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Klodiaj Rjepajt, ish-zv.ministrit të Shëndetësisë. Rjepaj kërkoi zëvendësim të masës me një masë më të butë, me argumentin se tashmë hetimi ka përfunduar dhe se dosja do të dërgohet në gjykatë. Në të njëjtin gjykim në Apel Rjepaj kundërshtoi edhe vendimin e Shkallës […]

Mars 20, 2024 - 14:35
 0
Apeli lë në qeli ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, refuzon kërkesën e Rjepajt

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Klodiaj Rjepajt, ish-zv.ministrit të Shëndetësisë. Rjepaj kërkoi zëvendësim të masës me një masë më të butë, me argumentin se tashmë hetimi ka përfunduar dhe se dosja do të dërgohet në gjykatë.

Në të njëjtin gjykim në Apel Rjepaj kundërshtoi edhe vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afatit të hetimit ndaj tij me 1 muaj e 15 ditë.

Klodian Rjepaj është marrë i pandehur nga SPAK për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve” në dosjen e “Sterilizimit”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.