Apeli ndryshon vendimin e KPK-së, konfirmon në detyrë gjyqtaren Alma Hicka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Hicka pas animimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe nga anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Sipas njoftimit zyrtar, në […]

Tetor 27, 2023 - 10:15
 0
Apeli ndryshon vendimin e KPK-së, konfirmon në detyrë gjyqtaren Alma Hicka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Hicka pas animimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe nga anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Sipas njoftimit zyrtar, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në kuadër të procesit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka.

Sipas KPA-së, ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.