Apeli shtyn vendimin për në 25 Qershor, prokurori: Kemi prova se Beleri i dha Arsen Ramës kartëmonedha 5 mijë lekëshe

Apeli i GJKKO ka shtyrë shpalljen e vendimit për Fredi Belerin, për në datën 25 Qershor, ora 13:00. Prokurori Adnand Xholi, deklaroi në senacë se nga provat vërtetohet që Beleri i ka ofruar para Arsen Ramës, të cilat do ti ofroheshin personave që do të gjente Arseni për të blerë vota. “Nga kqyrja e telefonit të […]

Qeshor 14, 2024 - 14:15
 0
Apeli shtyn vendimin për në 25 Qershor, prokurori: Kemi prova se Beleri i dha Arsen Ramës kartëmonedha 5 mijë lekëshe

Apeli i GJKKO ka shtyrë shpalljen e vendimit për Fredi Belerin, për në datën 25 Qershor, ora 13:00.

Prokurori Adnand Xholi, deklaroi në senacë se nga provat vërtetohet që Beleri i ka ofruar para Arsen Ramës, të cilat do ti ofroheshin personave që do të gjente Arseni për të blerë vota.

“Nga kqyrja e telefonit të Arsen Ramës e nga dëshmitë, vërtetohet që Beleri i ka ofruar kartmonetha 5 mijë lekëshe për personat që do gjente Arseni për të blerë vota. Kërkojmë lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë”, tha ai.

Prokurori ka hedhur poshtë pretendimet se Arsen Rama nuk ndodhej në Himarë në datat 10-12 maj 2023. Sipas prokurorit, këto pretendime janë të pambështetura në prova.

“Lidhur me pretendimet se Arsen Rama nuk ndodhej në Himarë në datat 10,11,12, është pretendim i pa mbështetur në prova. Në momentin e kqyrjes së telefonit të  Arsen Ramës, kishte kartë sim Vodafone (209) numri në fund. Nga dëshmia e Arsen Ramës: Telefonatat me Pandeliun kanë qenë me telefon, ndërsa me Belerin kam komunikuar në Ëhatssup. Evidentohet fakti se Arsen Rama ka biseduar në telefon me Belerin në datat 21.04, 22.04 dhe 26.04.  Referuar të dhënave të tabulateve të Arsen Ramës, takimeve me Belerin e Kokaveshin, Arsen Rama ka qenë në territorin e Himarës, ndryshe nga çfarë pretendon mbrojtja. Në intervalin kohor 10:17-10:20 është kapur nga sinjali i antenës në Himarë. Ne intervalin 23:14 – 23:17, është kapur nga sinjali i antenës Potam”, tha ai.

Ndër të tjera, prokurori Xholi, nga seanca në Apel për Fredi Belerin u shpreh se veprimet e para të prokurorëve të Vlorës janë kryer në datë 8 maj ndërsa një ditë më vonë janë hedhur në sistem dhe për prokurorin kjo është në shkelje të ligjit.

“Pretendimi i mbrojtjes se nuk u janë dhënë për tu dëgjuar provat audio dhe video mbrojtja i ka të gjitha. Po ashtu avokati, në shkallë të parë kryesuesi i seancës i pyeti nëse keni pretendime për përmbajtjen e përgjimit avokatët thanë se janë të paligjshme, po ashtu edhe vet Beleri theksoi se përgjimi është i paligjshëm. Veprimet e para të prokurorëve të Vlorës janë kryer në datë 8 maj ndërsa në datën 9 janë bërë hedhjet në sistem online nga ana e sekretarisë dhe kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se janë kryer shkelje të ligjit”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.